Mesila Doda tregon pse PDIU bashkoi votat me PS : Italia është në krizë
Miratohet me 77 vota pro marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët.
Marrëveshja, e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve, mori dhe 3 votat e PDIU.
Deputetja Mesila Doda u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik.
“Ishim pro marrëveshjes. Bëhet fjalë për një shtet mik, një shtet fqinj, që është në një moment krize. Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë që mund të jete Fredi Beleri, por një shtet mik”, tha ajo.
E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj:
‘Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja’, tha Doda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



