E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësojeni tani, ja si të parandaloni ngjitjen e ushqimev në tigan
Our Story

Mësojeni tani, ja si të parandaloni ngjitjen e ushqimev në tigan

Gatimi është një proces shumë i kënaqshëm, por shpeshherë ushqimet mund të ngjiten, të digjen apo të prishen gjatë pjekjes apo skuqjes. Kjo ndodh jo vetëm për shkak të përbërjes së ushqimit, por edhe për shkak të mënyrës së gatimit dhe cilësisë së mjeteve që përdorni.

Pse ngjiten ushqimet?

Një nga arsyet kryesore është cilësia e tiganit. Tigani i hollë dhe metalik nxehet shumë shpejt, duke bërë që ushqimet të ngjiten dhe të digjen lehtë. Edhe tiganët modernë mund të kenë këtë problem me disa ushqime, siç është veza, që përbëhet nga elementë lëngorë dhe ngjitet kollaj në sipërfaqet e ashpra.

Si ta parandaloni ngjitjen?

Gjithmonë lyeni tiganin me pak vaj ose gjalpë para gatimit. Sigurohuni që tigani të jetë mirë i nxehur para se të hidhni yndyrën dhe ushqimin.

Nëse gatuani mish ose peshk, kujdesuni që produktet të jenë të thata përpara se t’i vendosni në tigan. Nëse tigani është qeramik, mund t’i vendosni menjëherë, ndërsa për tiganët metalikë lyeni më parë me vaj dhe shtoni mishin kur vaji është i nxehtë.

Një metodë efektive është të lyeni mishin ose peshkun me pak miell ose thërrime buke të thekur, që ndihmon në krijimin e një shtrese që parandalon ngjitjen dhe përmirëson shijen.

Kur skuqni ushqime, lini që të marrin ngjyrë kafe të artë nga njëra anë para se t’i ktheni, kështu krijohet një shtresë natyrale që pengon ngjitjen në tigan.

Duke ndjekur këto këshilla, do të shmangni frustrimet e gatimit dhe do të shijoni vakte perfekte pa ngjitje apo djegie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.