E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Messi ka një mesazh për Osmane Dembelen
Sport

Messi ka një mesazh për Osmane Dembelen

Lionel Messi beson se Barcelona ka nevojë për anësorin francez Ousmane Dembelen, pas thashethemeve se fituesi i Kupës së Botës mund të largohet nga klubi katalonas.

Ky është sezoni i dytë për Dembelen në “Camp Nou”, por e ardhmja e tij është në dyshim për shkak të sjellëve dhe qëndrimeve të tij këtë fillim sezon, transmeton Gazeta Express.

Dembele ka treguar nuanca të shkëlqesisë së tij që e binden Barçën t’i paguajë 105 milionë euro për të, por qëndrimi dhe pavazhdimësia e francezit kanë nxitur fjalët për largimin e tij.

Ai, megjithatë, shkëlqeu në fitoren e fundit të Barçës 4-0 në derbin katalonas ndaj rivalit Espanyol, duke shënuar njërin prej golave dhe Messi e cilësoi si shumë të mirë paraqitjen e tij.

“Ai dëshiron të luajë, dhe bëri një ndeshje shumë të mirë. E shënoi një gol dhe ishte i rëndësishme për ne”, tha Messi për Dembelen.

“Ne kemi nevojë për të”, insistoi kapiteni katalonas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.