E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Messi  merr pjesë si aktor në telenovelën argjentinase
Lajme

Messi merr pjesë si aktor në telenovelën argjentinase

Lionel Messi shkëlqen në fushën e lojës si futbollist, por duket se tashmë kërkon të nisë një karrierë të re si aktor. Së fundmi është zbuluar edhe pjesëmarrja e tij në serialin argjentinas, “Los Protectores”.

Ylli argjentinas merr pjesë në një skenë argëtuese të gjatë rreth 5 minuta, në të cilën takohet me përfaqësues të tre futbollistëve. Ata flasin mbi një projekt për të mbështetur të rinjtë që luajnë për klube të ndryshme në Evropë.

Në fund ylli argjentinas ngre dolli me përfaqësuesit duke e përmbyllur kështu pjesën e tij në serialin, që filloi të transmetohej të dielën e kaluar në “Star+”. Mesa duket 7 herë fituesin e “Topit të Artë” do ta shohim larg futbollit në fund të karrierës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.