E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mësuesi në Peqin ndërron jetë nga Covid-19, prekin kolegët: Drita e shpirtit të tij u largua fizikisht, po kurrë nga brezat e nxënësve që la pas
Publik News

Mësuesi në Peqin ndërron jetë nga Covid-19, prekin kolegët: Drita e shpirtit të tij u largua fizikisht, po kurrë nga brezat e nxënësve që la pas

Mësuesi i shkollës 9 vjeçare Bishqem në Peqin, Fatmir Sula, ndërron jetë nga Covid-19. Lajmin e trishtë për ndarjen e tij nga jeta e japin kolegët.

“Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht, po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit të mësuesve të shkollës 9 vjeçare Bishqem, për kolegun e tyre Fatmir Sula.

“Një dhimbje të madhe ka lënë pas ndarja nga jeta e kolegut tonë..

Jo vetëm ata që e njohin,por në vecanti për familjen e tij.

Drita e shpirtit te tij u largua fizikisht,po kurrë nuk do të largohet nga brezat e nxënësve që ka lënë pas.

Ky lajm i hidhur na trishtoi pa masë, kolegu ynë i nderuar.

I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prefsh në paqe !

Lamtumirë….Kolegu ynë Fatmir Sula.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.