Meta akuza Ramës : Axhenda e Rilindjes, vidh-shpopullo
Shtëpia e tyre s’është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët
Me dy gishta lart, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori fjalimin duke dhënë mesazhet para mijëra protestuesve.
Në himnin tonë tha Meta, nuk ekziston fjala dorëzim, por tradhtor, duke iu referuar kryeministrit Rama, që siç u shpreh kreu i PL, këta miting e ndjek nga charteri luksoz.
Meta iu drejtua shqiptarëve duke thënë se ata kanë të drejtë ta shporrin këtë qeveri, e cila i grabit dhe e vjedh. Ai u shpreh se shume shpejt, Rama do jete para drejtësisë sipas ligjeve qe ai vete ka firmosur.
“Mirëmbrëma zotit Berisha dhe gjithë shqiponjave që janë këtu. Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por tradhtori, nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhtor. Sot tradhtori e ndjek ketë miting të shqiptarisë nga charteri luksoz dhe i paligjshëm.
Shumë shpejt do jetë para drejtësisë, sipas ligjeve të tij dhe sipas firmave të hedhur nga vetë ai. Jeni ju që e mbani në këmbë këtë vend me sakrificat tuaja. Jeni ju që duhet ti kërkoni llogari kësaj qeverie sepse ju e mbani me taksa. Ju keni të drejtën ta shporrni qeverinë kur drejtuesit grabisin dhe vjedhin”, theksoi nder te tjera Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi ashpër qeverinë Rama, ndërsa theksoi se misioni i Rilindjes është vidh dhe shpopullo.
“Jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat tuaja. Jeni ju që keni të drejtë ti kërkoni llogari deri në një këtyre zyrave se e mbani qeverinë me taksat. Jeni ju që e keni të drejtën të shporrni qeverinë kur drejtuesit e saj vjedhin Atdheun, siç bën Rilindja. Rilindja ka një axhendë, vidh, shpopullo. Premtoi qeverisje me duar të pastro por sot jemi vendi i parë për korrupsion. Shtëpia e tyre nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, në emirin tuaj.”, tha Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



