E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta bën deklaratën  e fortë: Para Shqipërisë, le të shuhen edhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit
Publik News

Meta bën deklaratën e fortë: Para Shqipërisë, le të shuhen edhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit

Presidenti Ilir Meta sot nga Vlora ka folur për të ndjerin Arjan Sala i cili humbi jetën në një nga magazinat e Casa Italia pas rënies së zjarrit, ku tha se duhet të ngrinte zërin presidenti që të gjendej trupi i tij.

Sipas Metës nuk po bëhej asnjë përpjekje për të gjetur trupin e tij, pasi nuk kishin mjete.

Ndërkohë krahas kësaj, Meta bëri edhe një deklaratë të fortë ku tha se “para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e mi si të Adem Jasharit”.

Meta: Arjan Sala e la jetim fëmijën 4 vjeç që të mos linte jetim nja 20 të tjerë. Pse duhet të dilte presidenti të ulëriste sepse nuk po bëhej asnjë përpjekje që trupi i tij të  gjendej. Dalin dhe thonë që nuk kemi mjete, por si e keni bërë ju Tiranën, nuk keni si të keni mjete. Pse nuk më morën në telefon dhe të njoftoja të sillnin mjete nga Italia.

Pyetje: Ju politikanët bëheni gjithmonë bashkë ndonjëherë?

Meta: Ilir Meta nuk është bashkë me askënd, as me Monika Kryemadhin. Para Shqipërisë le të shuhen dhe fëmijët e Metës si ata të Adem Jasharit. Ilir Meta ka një model, nuk është si Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.