E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta dekreton ambasadorin e Shqipërisë në Spanjë
Lajme

Meta dekreton ambasadorin e Shqipërisë në Spanjë

Gazmend Barbullushi do te jete ambasadori i Shqiperise ne Mbretërinë e Spanjës, dhe jo rezident ne Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës.

Dekreti eshte firmosur sot nga presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili e ka zyrtarizuar Barbullushin, ne detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë ne keto vende.

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

 

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

***

Barbullushi, ja CV e ambasadorit ne Spanje 

Gazmend_Barbullushi_CV1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.