Spiropali e pyetur nëse kur ta kthejë Meta në Kuvend ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor do reflektojnë për konsensus me opozitën, iu shmang pyetjes dhe tha se i vinte keq të shihte Metën në atë gjendje, duke aluduar se presidenti ishte i dehur pas një dreke në qytetin e Durrës.
Spiropali: Doja ta nisja me një narracion spiropalist siç e quan Shkullaku. Por kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli pë rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor
Fevziu: Çfarë rëndëise ka shkojmë diekt te teza s’ka rëndësi e ha të gjatë aop të shkurtër drekën presidenti…
Spiropali: Ka rëndësi sepse gjuha e dollive që u përdor në të intervsitë që u përmendën armët, u përmendën dhe mbrëmë në një intervistë, është shumë e shmëtuar.
Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Presidencës, përmes zëdhënësit Tedi Blushi. Në rrjete sociale
Blushi me ironi thotë se gazetari Fevziu nuk ka faj kë fton në emision, duke e quajtur ndërkohë ministren “Të çmendurën E”.
Sipas tij, vetëm ajo mund ta mbrojë në publik Edi Ramën.
Reagimi i Tedi Blushit
Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E.
E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave.



