E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i përgjigjet Ramës për Portin e Durrësit: Investime mafioze të qeverisë. 12 Nëntori, vetëm fillimi i stuhisë
Publik News

Meta i përgjigjet Ramës për Portin e Durrësit: Investime mafioze të qeverisë. 12 Nëntori, vetëm fillimi i stuhisë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta reagoi pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët në lidhje me Portin e Durrësit.

Meta ironizoi kreun e qeverisë, duke thënë se Porti i Durrësit është krenari njësoj si Inceneratorët, ndërsa shtoi se edhe kjo histori do të përfundoi me disa bedela.

“Krenari si Inceneratorët. Këto janë krenaritë e investimeve mafioze. Edhe kjo histori do përfundojë me disa bedela. Kam edhe një mesazh tjetër për çdo punonjës në zyrat e sjytetit të jetë i kujdesshëm të mos i bindet urdhrave që e kompromentojnë në shkeljen e ligjit, në vjedhje, në grabitje.

 Edi Rama e ka zgjidhur problem timin e tij. Do të jetë shumë shpejt përpara drejtësisë. 12 Nëntori është vetëm fillimi i asaj stuhie që do i japë përgjigjen përfundimtare. Ëndrra e tij për të zhdukur pluralizmin politik është varrosur me kohë. Do të bëjmë të gjitha veprimet për të parandaluar këtë krim monstruoz që mund ta bëjë vetëm një njeri i marrë peng nga ata që kërkojnë defaktorizimin e Shqipërisë. Ky asgjëson portin dhe ndërtimi i një porti të ri do të ishte shumë i kushtueshëm dhe do të devijonte të gjithë trafikun e importeve dhe eksporteve që zhvillon në Portin e Durrësit”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.