E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta i përgjigjet Ramës: Tmerrohu, nuk ka më ‘tërmet’ votash
Publik News

Meta i përgjigjet Ramës: Tmerrohu, nuk ka më ‘tërmet’ votash

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme nga Fieri, ku shigjetonte kreun e shtetit për procesin e vaksinimit të personaliteteve mbi 80 vjeç.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thotë që le të shqetësohen e madje të tmerrohen ata që mendojnë se do të bëjnë “tërmet” në zgjedhje, qofshin këta qeveritarë, apo banditë.

Postimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!

Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin.

Mëngjesin e sotëm Rama e sulmoi sërish nga Fieri presidentin Meta, i cili ka qenë mjaft kritik me mënyrën se si qeveria po e menaxhon pandeminë në vendin tonë.

Kryeministri gjithashtu ka shigjetuar edhe ish-presidentin Bujar Nishani dhe akademikun Artan Fuga, të cilët janë shfaqur kundër vaksinimit selektiv që ka paralajmëruar kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.