E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare në 12:00
Publik News

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare në 12:00

Ditën e sotme në orën 12:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mësohet se kjo mbledhje është thirrur nga presidenti Ilir Meta dhe do të zhvillohet online.

Ky i fundit do të jetë në lidhje nga presidenca bashkë me dy këshilltarët e tij.

Sakaq, burime për Report Tv bëjnë me dije se pjesëmarrës do të jenë Drejtor i Policisë Ardi Veliu, krydemokrati Lulzim Basha, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtori i Emergjencave Kombëtare Haki Çako.

Ndërsa anëtarët e kabineti qeveritar me në krye kryeministrin Edi Rama do të jenë në lidhje në një nga zyrat e tyre.

Ndërkohë në mbledhje do të flitet për masat e marra deri më tani ndaj Covid-19, por edhe për një plan afatgjatë, në varësi të skenarëve të mundshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.