E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta mesazh Ramës me historinë e Qazim Mulletit me Kajo Karafilin: Ta ketë parasysh
Politikë

Meta mesazh Ramës me historinë e Qazim Mulletit me Kajo Karafilin: Ta ketë parasysh

Kishin rrethuar Kajo Karafilin këta njerëzit e Qazim Mulletit këtu në Tiranë, edhe i thonë Qazim Mulletit që i kemi rrethuar Kajon dhe ja kemi mbyllur të gjitha shtigjet dhe do ta këpusim. Vërtetë, i thotë ai? Po, nuk ka shteg ku del ai i gjallë nga Tirana do ta zhdukim, i thonë! Budallenj, tha, lërini një shteg të ikë shpejt se përndryshe do na vijë këtu tha dhe do na bëj copë-copë!”, tha mes të tjerash Meta, në emisionin “Open”.

PJESË NGA INTERVISTA

 

Gazetarja: Do t’i kishit shtyrë zoti President zgjedhjet e 30 qershorit vetëm për të shpëtuar politikisht opozitën? Ju akuzoheni për këtë, po ju vetë a do ta kishit bërë këtë?

Presidenti Meta: Po unë e bëra për të shpëtuar Edi Ramën, se opozita nuk kishte çfarë të humbiste më shumë. Çfarë do të humbiste opozita?

Gazetarja: Pse do ta shpëtonit Edi Ramën, kur duket se është një rival i juaj?

Presidenti Meta: Po unë doja ta shpëtoja Edi Ramën, sepse Edi Rama ka harruar historinë e Qazim Mulletit, dhe meqenëse e ka harruar mund t’ia tregojnë në Pezë, se atje ia kanë treguar dhe e kam dëgjuar dhe unë për herë të parë nga një veteran.

Kishin rrethuar Kajo Karafilin këta njerëzit e Qazim Mulletit këtu në Tiranë, edhe i thonë Qazim Mulletit që i kemi rrethuar Kajon dhe ja kemi mbyllur të gjitha shtigjet dhe do ta këpusim. Vërtetë, i thotë ai? Po, nuk ka shteg ku del ai i gjallë nga Tirana do ta zhdukim, i thonë! Budallenj, tha, lërini një shteg të ikë shpejt se përndryshe do na vijë këtu tha dhe do na bëj copë-copë!

Kështu që morali është ky: që kundërshtarit lëri gjithmonë një shteg të hapur, përndryshe përplasjen asnjëherë nuk mund ta parashikosh se çfarë pasojash mund të ketë. Qazim Mulleti ka qenë njeri i mençur, lerë se çfarë thoshin ata se ju duhej për qëllime propagandistike, por ka qenë njeri shumë i mençur. Në Pezë e kam mësuar këtë histori se atje për Kajo Karafilin dhe për Babë Myslymin flasin gjithë ditën.

Gazetarja: Zoti President ju thoni kështu, por Kryeministri thotë dhe pretendon se Shqipëria ju ka thënë gjithçka, sepse pa bërë 50 vjeç keni qenë Kryeministër, Kryetar Kuvendi dhe President. Dhe më tej ka vazhduar, po e citoj, askujt më shumë se Ilir Metës nuk i janë falur përçartjet, skandalet dhe i është dhënë kaq herë mundësia për të rilindur i penduar.

Presidenti Meta: Kam thënë që do të ketë mjaft materiale për Arkivin e Shtetit për të gjykuar këto raportet e 20 viteve, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Por e rëndësishme është që unë i jam shumë mirënjohës Shqipërisë edhe shqiptarëve për atë mundësi që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve të angazhimit në politikë. Duke ndjerë detyrime ndoshta edhe për gabimet, apo ndoshta për sjellje jo shumë të kujdesshme në të kaluarën apo për çdo gjë tjetër, nuk ka rëndësi, unë jam absolutisht shumë i vendosur për të bërë gjithçka që të mbroj interesin kombëtar, të mbroj interesin publik, të mbroj Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve.

******

Presidenti Meta e vlerësoi sot raportin e OSBE-ODIHR, për procesin e 30 qershorit si “mundësia e artë dhe ndoshta e fundit që i jepet komunitetit ndërkombëtar për të rivendosur integritetin e tij në raport me zhvillimet në Shqipëri”.

Meta tha se raporti i OSBE-ODIHR “është dokumenti më serioz, më i paanshëm, më i qartë, më i kthjellët, që mund të ndihmojë në rivendosjen e vendit vërtet në shinat e shtetit të së drejtës edhe të demokracisë”.

“Unë i bëj përgjegjës për daljen nga fusha e kompetencës së tyre dhe për të dhënë ushqim propagandastik të panevojshëm për çështje që ato nuk janë kompetentë. Është raporti i OSBE/ODHIR kompetent për të gjitha çështjet e procesit zgjedhor në datën 30 qershor në Shqipëri. Dhe OSBE/ODIHR ka qenë i ftuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë. Dhe raporti i OSBE/ODIHR është mundësia e artë dhe ndoshta e fundit që i jepet komunitetit ndërkombëtar për të rivendosur integritetin e tij në raport me zhvillimet në Shqipëri.

Është dokumenti më serioz, më i paanshëm, më i qartë, më i kthjellët, që mund të ndihmojë në rivendosjen e vendit vërtet në shinat e shtetit të së drejtës edhe të demokracisë”, tha Meta mes të tjerash.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja: Por ju e pranuat si interlokutor Venecian, patët takim me ta. Që në fillim u shprehët që….

Presidenti Meta: …Po pse të mos i takoj? I kam takuar, ua kam thënë dhe sa herë do t’i takoj do ua them prapë dhe do të përpiqem t’i ndihmoj që të reflektojnë. Pse çfarë problemi ka? Unë nuk kam ndonjë shqetësim nga takimet.

Gazetarja: Problemi i vetëm që unë shoh është që një herë i pranoni si interlokutor, pra thoni se produkti që do të nxjerrin është i pranuar prej jush, pra nuk e keni thënë që në fillim se varet se cili do të jetë opinioni dhe në varësi të opinionit do ta pranojmë ose jo…

Presidenti Meta: Nuk më intereson fare kjo logjikë, sepse kjo është një logjikë inferiore dhe kjo është një logjikë larg argumentit dhe faktit. Flasim për Kushtetutë, flasim për fakte. Kush është neni që ka shkelur Presidenti i Republikës? Kaq! Pikë! Nëse nuk ka, muhabete le të bëjnë ata, teorira, përralla, etj., sa të duan.

Gazetarja: Ju thoni se nëse ky projekt miratohet siç është, atëherë çdo lider – po ju citoj – autokrat mund ta interpretojë këtë opinion të Komisionit të Venecias në favor të tij. Çfarë doni të thoni? Kjo tregon sipas jush që Rama po përdor gjetjet e Venecias dhe për çfarë?

Presidenti Meta: Jo, nuk është thjesht vetëm Rama.

Kjo lidhet me interpretimet e tjera të Komisionit, që nuk kanë të bëjnë me çështje të Presidentit, – ata nuk thonë askund që Presidenti ka bërë shkelje – , por me interpretimet që kanë bërë për situatën politike, për raportet e brendshme këtu që nuk është një kompetencë e tyre dhe me rëndësinë që gjoja e theksojnë të çështjes së procedurave të zgjedhjeve, jo të përmbajtjes së tyre dhe të thelbit të tyre në një demokraci siç e përcakton Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Siç e përcaktojnë vendimet e Gjykatës së Strasburgut që është shprehur për atë se çfarë kuptojmë me zgjedhje. Pra që nuk është thjeshtë një proces mekanik, por është një mundësi ndikimi midis të paktën dy alternativave që i jepet votuesit. Pra, vota nuk është procedurale, është substanciale. Dhe jo vetëm kaq, por me një kandidat vota nuk është e fshehtë, sepse kur shkon të votosh vetëm për një kandidat, që dihet publikisht, ti je i ekspozuar edhe përpara komunitetit, edhe përpara të gjithëve, je i identifikuar që ti shkon e voton për këtë kandidat.

Gazetarja: Pra, kur thoni lider autokrat keni parasysh Ramën?

Presidenti Meta: Nuk është vetëm çështja e Ramës. Por të shikojmë në gjithë rajonin e Ballkanit ka një rritje të autoritarizmit, ka një rënie të demokracisë, ka një kompromentim të institucioneve ndërkombëtare në raport me demokracinë, në raport me zgjedhjet e lira, në raport me shtetin ligjor, në raport me pavarësinë e institucioneve.

Ndaj Komisioni i Venecias ka për detyrë si një institucion që është ngritur për të mbrojtur demokracinë përmes ligji.

Të jetë gjithmonë në anën e ligjit për mbrojtjen e demokracisë dhe jo në anën e procedurave që justifikojnë krijimin e regjimeve autoritare.

Gazetarja: Edhe diçka për ta mbyllur me pjesën e Venecias…

Presidenti Meta: Kot e zgjate kaq shumë me Venecian, nuk ka asnjë vlerë për mua Venecia për këtë rast.

Gazetarja: Në mënyrë indirekte ju duket sikur e akuzoni për situatën aktuale politike. Ju thoni se projekt-opinioni ndezi polarizimin politik. Ju i bëni përgjegjës anëtarët e Komisionit të Venecias për polarizimin politik?

Presidenti Meta: Unë i bëj përgjegjës për daljen nga fusha e kompetencës së tyre dhe për të dhënë ushqim propagandastik të panevojshëm për çështje që ato nuk janë kompetentë. Është raporti i OSBE/ODHIR kompetent për të gjitha çështjet e procesit zgjedhor në datën 30 qershor në Shqipëri. Dhe OSBE/ODIHR ka qenë i ftuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë. Dhe raporti i OSBE/ODIHR është mundësia e artë dhe ndoshta e fundit që i jepet komunitetit ndërkombëtar për të rivendosur integritetin e tij në raport me zhvillimet në Shqipëri.

Është dokumenti më serioz, më i paanshëm, më i qartë, më i kthjellët, që mund të ndihmojë në rivendosjen e vendit vërtet në shinat e shtetit të së drejtës edhe të demokracisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.