E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta nuk i del inati me Kryemadhin dhe sulmon Dumanin: Nuk të shpëtojnë dot ish-laraskat e LSI
Lajme

Meta nuk i del inati me Kryemadhin dhe sulmon Dumanin: Nuk të shpëtojnë dot ish-laraskat e LSI

Kreu i PL Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me strukturat në Pogradec. Ai sulmoi me tone të ashpra kreun e SPAK, Altin Dumani por nuk la pa shigjetuar edhe ish-drejtuesit e PL-së.

Ai u shpreh se kupola drejtuese e Partisë së Lirisë ishte e shitur teksa duket se ende nuk i ka ikur inati me të larguarit e partisë.

“Kupola drejtuese ishte e shitur”, tha Meta.

Arsyeja që e kishte nervozuar Metën ishte mosnjohja e firmës si president të partisë nga një bankë e niveli të dytë në vend, që për të ishte e orkestruar nga rivalët politike për të bllokuar veprimtarinë ekonomike.

“Ishte e organizuar për të bllokuar partinë”, tha ai.

Dhe rival politik nuk ka vetëm Edi Ramën, por edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë politikë, ky të dyja palët nuk i sheh në sinkron kundër tij.

“Nuk të shpëtojnë dot ish-laraskat e LSI”, tha Meta duke shigjetuar ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi.

Meta foli edhe për euroatlanizëm, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet me shtetet perëndimore nuk janë në ditën më të mirë.

“Jemi parti patriotike, kemi mbaru me euroatlantikët”, tha ai.

Me këtë mbledhje, Partia e Lirisë nisi zyrtarisht sezonin e ri politik, duke mbyllur edhe pushimet verore përpara kolegëve të tjerë socialiste demokratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.