E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta nxjerr këtë video dhe shigjeton të ‘paanshmit’: Ia kaloni edhe kryeministrit tonë
Politikë

Meta nxjerr këtë video dhe shigjeton të ‘paanshmit’: Ia kaloni edhe kryeministrit tonë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ashtu si kishte lajmeruar ka nisur pushimet.

 

 

Ne nje video qe ka postuar mengjesin e sotem, teksa sic thote ka bere nje ‘terapi me uje bore’, Meta ka nje pyetje per te gjithe ata qe sipas tij hiqen te paanshem, por ia kalojne ne anshmeri edhe kryeministrit.

“Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar? Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?”- pyet Meta.

meta

Postimi i Metës

Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Ju uroj një fundjavë të mbarë!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.