E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Politikanët sot të reflektojnë që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu, pranë familjeve
Lajme

Meta: Politikanët sot të reflektojnë që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu, pranë familjeve

Presidenti Ilir Meta ka shprehur dëshirën e tij që në një ditë si kjo e sotmja e festës së Bajramit, politikanët shqiptarë të reflektojnë që të shtohet begatia dhe mirësia në familjet shqiptare.

Pas vizitës që kreu në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për të uruar krerët e tij me rastin e Kurban Bajramit, Presidenti tha:

“Është kënaqësi të uroj të gjithë besimtarët myslimanë në këtë ditë të rëndësishme, që t’u shpërblehen të gjitha sakrificat e tyre. Me këtë rast uroj çdo familje shqiptare në mënyrë, që këto sakrifica të jashtëzakonshme që bëjnë t’u shpërblehen në mirësi, në begati dhe në një të ardhme më të mirë në familjet shqiptare, sidomos për fëmijët e tyre.”

I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë urim të veçantë për politikanët, kreu i shtetit u përgjigj:

“Sot është një ditë që nuk dua t’i përfshij politikanët dhe vendi ku jam nuk ma lejon këtë gjë. Është e rëndësishme që politikanët sot të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që begatia, mirësia në  familjet shqiptare dhe në shoqërinë tonë të shtohet dhe që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu pranë familjeve të tyre të lumtur dhe plot optimizëm për të ardhmen e tyre.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.