Meta prezanton mikun më të ri nga plazhi: E diela…
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto, ku shfaqet bashkë me një të ri me ngjyrë nga plazhi.
Vihet re se ata janë gjunjëzuar në rërë duke shijuar edhe më shumë atmosferën e bregdetit.
Kreu i shtetit ka treguar se i riu quhet Frensis, por nuk ka zbuluar se çfarë i lidh të dy.
‘Me Frensis, e diela është edhe më e bukur’, shkruan Meta krah fotos në ‘Facebook’.
Kujtojmë që ditët e fundit, kudo në botë kanë qenë në qendër të mediave të drejtat e njerëzve me ngjyrë, pas protestave për vdekjen e George Floyd, pasi efektivi i policisë i vendosi gjurin në qafë deri kur ai nuk mund të merrte më frymë dhe vdiq.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




