E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Qeveria e zhytur në skandale të llahtarshme
Lajme

Meta: Qeveria e zhytur në skandale të llahtarshme

Meta për protestën: Qytetarët mezi po presin, 12 nëntori do të jetë ditë e rëndësishme për demokracinë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se qytetarët mezi po presin 12 nëntorin, ditën e protestës së opozitës. Në një komunikim me gazetarët, ish-kreu i Shtetit theksoi se kjo qeveri është e zhytur në skandale të llahtarshme.

12 nëntori tha kreu i PL-së, do të jetë ditë e rëndësishme për demokracinë dhe për rizgjimin e dinjitetit.

“Ne i kemi ftuar qytetarët dhe jemi të sigurt se ata mezi e kanë pritur një datë për të shprehur padurimin e tyre për ndryshimin dhe protestën e tyre për këto skandale të llahtarshme që është zhytur kjo qeveri që ka goditur perspektivën e vendit dhe ka vrarë shpresën e të rinjve. Ne do të angazhohemi në këtë drejtim dhe besojmë se 12 nëntori do të jetë dite e rëndësishme për demokracinë dhe rizgjimin e dinjitetit kombëtar dhe qytetar në vend”, u shpreh Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.