E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Rama qëndron pas çdo afere! Kryebashkiaku i Shijakut u vlerësua për malin e plehrave që kanë mbuluar qytetin
Lajme

Meta: Rama qëndron pas çdo afere! Kryebashkiaku i Shijakut u vlerësua për malin e plehrave që kanë mbuluar qytetin

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama është i përfshirë në çdo aferë korruptive.


Meta mori shembullin e kryebashkiakut të Shijakut duke theksuar se ai është shpallur kryebashkiaku më i mirë nga Rama për shkak se mbulon çdo ditë aferën me djegien e plehrave duke helmuar çdo ditë qytetarët. 

“Aferën e Inceneratorit të Tiranës kush e ka bërë? Edi Rama e ka bërë. Të gjitha aferat ai i bën. Ai e ka parë malin e plehrave në Shijak dhe e ka shpallur kryebashkiakun më të mirë.

Në çdo aferë është Edi Rama sepse garanton pandëshkueshmërinë për rilindasit më të vegjël. Kudo është ai. E ka dorën e gjatë shumë kudo është ai”, tha Meta.

Ish ministri i Bujqesise Edmond Panariti, ka ngritur alarmin per pasojat qe ka shkaktuar edhe ne afatgjate skandali mjedisor ne Shijak ku jane djegur ne menyre te paligjshme tonelata me plehra dhe pse Bashkia e Shijakut ka bere pagesa tek kompania e inceneratoreve.

“Dramaciteti e graviteti i asaj situate shkon përtej asaj që duket, shtëllungë toksike që ka qëndruar varur mbi kokat e banorëve për orë të tëra, djegia e plehrave, burim i jashtëzkonshëm i një ndotje me pasoja për mjedisin dhe shëndetin e popullatës.

Ato mbetuirna janë të paklasifikuara, mbetje plastike vajra makinash detergjentë, e mbeturina që ne mënyrë kategorike nuk mund të digjen në ambiente të hapura.

Inceneratoret nuk punojne, u gjet mënyra kriminale e djegies në mjedise të hapura.

Se cfarë ka në atë tym toksik, përpos se e them unë e kanë thënë studime të toksikologjisë, shkarkesa të dioksinave, toksinat më të rrezikshme të njohura deri më sot, të cilët nuk kanë vetëm komponentin e ajrit, kanë depërtuar në tokë në ujë e do dain në ujërat e puseve e ujësjellësave.

Dëm të jashtëzakonshëm jo vetëm të ajrit por edhe të tokës, ujërave nëntokëror dhe ushqimit.

Duhet të jetë një rast, duhet të marrë fund, duhet proceduar penalisht se ka dhe ligj që ndalon djegien e plehrave,  duhet vlerësim i ndikimeve në mjedis, pasoja afatgjata që krismat do ia dëgjojmë pas shumë vitesh, se bëhet fjalë për sëmundje shumë të rrezikshme, që dëmtojnë brezat, kërkohet analizë komplekse“, tha Panariti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.