E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta reagon për çmimin e lartë të naftës: Qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon
Publik News

Meta reagon për çmimin e lartë të naftës: Qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir meta, thotë se qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se kushdo tjetër në rajon çmimin e naftës.

Sipas Metës, nafta në Shqipëri shitet më shtrenjtë, “sepse qeveria vjedh dhe grabit me taksat e larta, duke rënduar dhe varfëruar buxhetet familjare”.

“Në vend që të lehtësonte barrën fiskale, ashtu siç bënë vendet e rajonit dhe të Europës, Qeveria krijoi Bordin, vendimet e të cilit nuk bëjnë gjë tjetër veçse e klasifikojnë Shqipërinë ndër vendet e para në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Heqja e taksave në çmimin e naftës në këtë situatë krize globale është një shqetësim real i qytetarëve, për të cilin Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për heqjen e taksës së karbonit dhe qarkullimit që do të lehtësonte ndjeshëm çmimin e naftës”, shprehet Meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.