Meta: Sulmet në veriun e Kosovës të papranueshme, të flasë gjuha e dialogut jo e dhunës
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas akteve të dhunës në veriun e Kosovës nga pakicat serbe.
Meta ka bërë thirrje që situata të normalizohet dhe ti hapet rruga e dialogut në këtë situatë të vështirë.
Kjo situatë është shumë delikate dhe ka rrezik që ta destabilizojë të gjithë rajonin e Ballkanit.
Postimi i Metës:
Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre.
Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



