E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta takim me arbëreshët: Janë frymëzim për çdo shqiptar!
Lajme

Meta takim me arbëreshët: Janë frymëzim për çdo shqiptar!

Meta takim me arbëreshët: Janë frymëzim për çdo shqiptar!

Gjatë ditës së sotme Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me tre gjenerata arbëreshe.

Ai ka vlerësuar kujdesin e tyre për të trashgëuar gjuhën shqipe brez pas brezi, duke e parë si një vlerë që frymëzon çdo shqiptar. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta ndan këto përshtypje:

“Mbreslënës takimi i ngrohtë e vëllazëror me tre gjenerata arbëreshe. Përkujdesja e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën e mrekullueshme shqipe, ritet, kulturën e traditat tona të spikatura dhe në veçanti për të lartësuar figurën e Skënderbeut, frymëzon çdo shqiptar. Mirënjohje për punën e palodhur të shoqatës “Vorea” me qendër në Frascineto, që promovon vlerat tonat kombëtare e punon prej vitesh për ripërtëritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të arbëreshëve të Italisë me Shqipërinë.  Ju uroj një të dielë të mbarë miq!”- përfundon Presidenti i Republikës./Gazeta Express/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.