E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta : Telefonon policinë dhe të vijnë gjobaxhinjtë
Lajme

Meta : Telefonon policinë dhe të vijnë gjobaxhinjtë

Meta kritika Policisë së Shtetit: Protagonizmin e bëjnë arrogantët e partisë, jo efektivët e devotshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi hetimin e ngjarjes së ndodhur në Himarë, ku oficeri i lartë i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje një 7-vjeçare që po lundronte në breg.

Meta kërkoi nga organet ligjzbatuese që të hetohet me themel ngjarja e rëndë, që nga mënyra e rikthimit të Arjan Tase në Policinë e Shtetit, pas akuzave për përfshirje në veprimtari kriminale, e deri te pasja apo jo e një leje drejtimi për mjetin lundrues.

Gjithashtu ai kritikoi Policinë e Shtetit në lidhje me rolin e saj parandalues dhe zbulues të ngjarjeve kriminale, ku theksoi se situata aktuale vjen si pasojë e marrjes së protagonizmit në polici nga arrogantët e vaktuar nga partia dhe jo nga efektivët e devotshëm.

“Edhe për rastin konkret duhet hetuar nëse ka qenë me licencë për përdorimin e mjetit. Situata të tilla nuk kalojnë dot me deklarata, po e shikojmë po e bëjmë. Duam një polici të fortë, dhe policia është e fortë kur parandalon.

Në aksin Fushë-Krujë Milot po ndodhin ngjarje të rënda çdo javë dhe e vetmja gjë që bën poliacia është që

Nëse t’i e përdor policinë për të mbështetur çunat problematik dhe kanabizimin e vendit, ti e çon policinë në këtë gjendje ku protagonizmin e bëjnë arrogantët e partisë dhe jo efektivët e devotshëm.

Policia e Shtetit duhet të shkëputet nga ndikimi i partisë dhe që ndërton këtë raport shtypës me qytetarin. Drejtori i Përgjithshëm duhet të jetë një figurë që zbaton vetëm ligjin dhe nuk pranon ndërhyrje.Policia e Shtetit duhet të jetë ajo polici që qytetari e telefonon ajo do t’i gjendet dhe jo kur telefonon policinë t’i vijnë kriminelët dhe gjobaxhinjtë të cilët i kërkojnë llogari pse telefonoi policinë”, tha Meta.

Këtë gjë nuk e kam bërë sepse janë të papërgjegjshëm. Nuk është se nuk kanë lekë. Edhe për raste fatkeqësish, edhe për të patur dy qenë të stërvitur për të identifikuar dhe për të gjetur viktimat. Ndryshe nga Kosova që na ndihmoi aq shumë dhe na tregoi profesionalizëm, ku dy qentë e tyre bënë një punë shembullore, këtu nuk u punon nuhatja qenve tanë, sepse ua hanë dhe ushqimin.

Ka rënë besimi tek shteti. Pasi ka rënë besimi tek institucionet ligjzbatuese. Edhe njëherë kërkoj me forcë që t’i jepet fund kësaj gjendje kaotike në Policinë e Shtetit. Të merren masa për të mos u prishur imazhi i sezonit turistik. Ngjarje të tilla trondisin besimin e qytetarëve tanë dhe turistëve të huaj. Njëkohësisht kërkohet profesionalizëm për të menaxhuar sigurinë e plazheve tona. Kërkohet një polici e shtetit dhe jo e regjimit patronazhist.

Të gjitha ngjarjet e përmendura, është drejtimi politik i policisë, imponimi nga lart-poshtë i një arrogance në raport me qytetarin dhe në zbatimin e ligjit, e cila na sjell në pasoja të tilla. Kemi disa incidente të rënda që kanë ndodhur në Jalë. Gomonia del nga deti në rërë dhe plagosën pushuesit. Shpëtuan me lëndime serioze.  Duhet jo vetëm të ketë zona të caktuara që monitorojnë këto mjete, por duhet të ketë përgjegjësi kush i licenson këto drejtues dhe kush i kontrollon këto mjete. Përgjegjësi për ata që nënvlerësojnë zbatimin e rregullave” – tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.