E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta tregon programin për blegtorinë: 60 euro për çdo bagëti të imët për fermerët që kanë mbi 30 krerë
Lajme

Meta tregon programin për blegtorinë: 60 euro për çdo bagëti të imët për fermerët që kanë mbi 30 krerë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se partia që ai drejton do të mbështesë fermerët me 60 euro për çdo krerë më bagëti të imta për të gjitha ata që kanë mbi 30 krerë.

Sipas Ilir Metës vetëm në këtë mënyrë do të rritet interesi për prodhime vendase.

“Programi ynë  konkret për të mbështetur fermerët shqiptarë synon që për cdo kokë dele apo dhi, pra të imët nga 12 euro për mbi 100 krerë që është sot, t’i mbështesim fermerët me 60 euro për mbi 30 kokë të imta dhi ose dele.

Në këtë mënyrë, do të rritet interesi për të investuar gjithnjë edhe më shumë në prodhimin vendas, aq shumë të kërkuar, me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të gjithë fermerëve shqiptarë”, shprehet Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.