E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta thirrje partive politike në vend: Bëni hapa pas, vendi në krizë …
Politikë

Meta thirrje partive politike në vend: Bëni hapa pas, vendi në krizë …

Presidenti Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme situatën politike të krijuar në vend.

Në një konferencë për shtyp, të organizuar për pritjen e Presidentit Slloven,Borut Pahor, i pyetur nga gazetarët nëse ka në plan presidenti të organizojë një tavolinë për të ulur maxhorancën dhe opozitën për të gjetur një zgjidhje, Meta nuk dha një përgjigje konkrete, ndërsa tha se vendi është në krizë politike, Kushtetuese dhe institucionale që sipas Presidentit duhej të ishte shmangur.

Ai ftoi më tej palët që të bëjnë hapa pas për të rivebndosur normalitetin politik në vend.

“Dua të përqendroheshim në çështjet konkrete, por nuk mund të ndaloj pyetjet tuaja, kështu që mund të deklaroj se jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur në mënyrë të vijueshme kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që u paralajmërua në qershorin e kaluar për negociatat në qershorin që po vjen dhe një ditë pas vendimit të qershorit kam thënë se duhet të vijojmë punën qeveri-opozitë, pasi mund të ikë një vit dhe të mbesim në vend.

Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë për të vendosur normalitetin politik dhe kushtetues në vend. Unë besoj se kur ka vullnet dhe vihen në plan të parë interesi kombëtar, që duhet të na motivojë shumë. Ka të bëjë edhe më një vendim të mundshëm të BE për çështjen e negociatave, duhet të na shtyjë drejt zgjidhjes politike të kësaj situate“, u shpreh presidenti Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.