E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: U cënua siguria  kombëtare, mund të kishte pasoja tragjike për njerëzit
Politikë

Meta: U cënua siguria kombëtare, mund të kishte pasoja tragjike për njerëzit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se grabitja e djeshme në Rinas ka cenuar sigurinë kombëtare.

“Si president i Republikës e konsideroj ngjarjen cenim serioz të sigurisë kombëtare, të rendit publik dhe imazhit të vendit tonë. u kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë operacionin për kapjen e personave përgjegjës dhe gjetjen e vlerave monetare.

 

Të gjitha autoritetet përgjegjëse të kryejnë hetime të plota dhe të thella për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë. Të nxirren përgjegjësitë e plota për çdo institucion, që nuk ka kryer detyrën sipas ligjit për prandalimin e kësaj ngjarje që mund të kishte pasur pasoja tragjike për jetën e qytetarëve tanë dhe të huaj”, tha Meta.

Kreu i Shtetit kërkoi nga Prokuroria që të hetojë jo vetëm autorët e grabitjes, por edhe përgjegjësinë e institucioneve përkatëse.

Presidenti bëri me dije edhe pikat e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtar i mbajtur më 8 qershor 2018, ku janë evidentuar dy problematika kryesore: Pika e parë, mungesa e përgjegjësive të qarta mbi garantimin e sigurisë në aeroport si dhe pika e dytë, mangësitë në akses për ndërhyrjen e duhur të policisë së shtetit në rast rreziku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.