E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta vendos të ndryshojë look-un,GJERGJ LUCA SFIDON ILIR METËN   ME POEZINË   KANDARI  nga  “Tymi i Likes” në Labinot
Lajme

Meta vendos të ndryshojë look-un,GJERGJ LUCA SFIDON ILIR METËN ME POEZINË KANDARI nga “Tymi i Likes” në Labinot

Presidenti Ilir Meta si duket ka menduar të ndryshojë look-un e tij, teksa ka publikuar një foto me berberin e tij të cilën e shoqëron me shkrimin se “Me Detin festuam sot 20-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit tonë”.

Me këtë mesazh Meta lë të kuptohet se ka 20 vite që kujdeset për look-un e tij tek i njëjti berber. Ndërsa shton më tej se tashmë ai është “gati për një javë të re!”

“Me Detin festuam sot 20-vjetorin e fillimit të bashkëpunimit tonë! Gati për një javë të re!”, shkruan Meta në rrjetin social në Facebook.Më herët kreu i shtetit ishte në Shkodër, aty ku bashkohen dy lumenjtë Buna dhe Drini. Ndërsa uron për një të diel të bukur dhe të bashkuar me familjet. “Nga ku bashkohen Buna dhe Drini, ju uroj një të diel të bukur dhe të bashkuar me familjen tuaj!”, shkruan Meta.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Presidenti ishte në Korçë, ku mes flokëve të dëborës ai zgjodhi të recitojë edhe një poezi.

Një poezi e Naim Frashërit dedikuar Korçës në mes të dëborës.

Sfidës iu përgjigj fillimisht aktori i humorit, Agron Llakaj, të cilës iu bashkuan edhe aktori Salsano Rrapi.


Ndërsa Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit Lefter Koka zgjodhi të recitojë të njëjtën poezi.

Ishte Presidenti i Republikës Ilir Meta që nxiti në rrjetet sociale një sfidë poetike e cila më pas u bë virale.

***
GJERGJ LUCA SFIDON ILIR METËN

ME POEZINË

KANDARI

Gjergj Luca ka përzgjedhur poezinë e Çajupit “Kandari” të cilën e recitonte te restoranti “Tymi i Likes” në Labinot të Elbasanit ndërkohë që eskorta e presidentit kthehej nga Korça drejt Tiranës.

https://youtu.be/8E2aEC8GgrA

 

https://youtu.be/tXkShEuJnMY

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.