Meta:Rama ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e kombit
Ata që shpopulluan vendin do bëhen shembull për 200 vitet që vijnë
Meta theksoi ata që janë përgjegjës për shpopullimin e vendit do të bëhen shembull për 200 vitet që vijnë. Ai shtoi se klika në pushtet do të përgjigjet përpara popullit dhe drejtësisë.
“Unë kam besim te Partia e Lirisë në Berat dhe jam i sigurt se edhe në nivel kombëtar do jeni shembull pozitiv, ashtu siç keni qenë më parë. Ju ftoj që të hapeni sa më shumë, të bashkëpunojmë sa më tepër me komunitetin, të mos ndalim asnjë minutë luftën tone, që të kthejmë besimin e qytetarëve të Beratit dhe të gjithë shqiptarëve. Duhet të forcojmë bashkëpunimin me njerëzit e ndershëm që duan ndryshimin, përfshirë edhe socialistët.
Shumë socialistë ndihen të turpëruar nga këta afera. Kur një socialist i ndershëm shikon që këta hajdutë marrin e vjedhin milionat, irritohen. Edhe socialistët e ndjejnë sesi po thahen qytetet dhe fshatrat tona nga rinia. Të gjithë e kuptojmë se jemi në një moment që ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e kombit tonë. Të gjithë ata që kanë ndërmarrë këtë veprim, do bëhen shembull për 200 vitet që vijnë. Kryefjala jonë është referendumi dhe do të luftojmë këtë korrupsion madhor që bëhet.
Në Shqipëri do kthehet meritokracia dhe do rikthehen dhe të rinjtë e të rejat, që në vitet e fundit ikën jo se u zhgënjyen nga Edi Rama, por që e ndjenin veten të tradhtuar nga opozita. Nuk ka më opozitë në xhepin e Edi Ramës, sot opozita është në përballje me këtë klikë që do e mposhtim e do përgjigjet para drejtësisë”, deklaroi Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



