E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meteorologët paralajmërojnë një stuhi  me shi nesër në vendin tonë
Lajme

Meteorologët paralajmërojnë një stuhi me shi nesër në vendin tonë

Stuhia “Ciaran” që ka goditur Italinë, Francën dhe gjithë Europën, ka mbërritur edhe në vendin tonë.

Meteorologët parashikojnë reshje të shumta shiu edhe gjatë natës së sotme deri mesditën e së shtunës.

Pjesa më e madhe do të ketë reshje ne formë shtrëngatash. Me intensitet në pjesën më të madhe të veriut dhe qendrën. Sonte gjatë natës dhe dita e shtunë do të jetë situata më e përkeqësuar. Nesër do të ketë alarm të kuq.

Meteorologia Ladja Porja duke listuar qytetet që do jenë më problematike në orët në vijim, tha se reshjet pritet të jenë përtej normave, shoqëruara dhe më një shpejtësi të erës.

Qarqet problematike do të jenë Shkodra, Kruja, Tirana, Elbasani, Korça. Do të kenë probleme nga reshjet intensive deri në mesin e javës tjetër që do kemi një situatë më të përmirësuar.

Ajo tha se këto reshje do sjellin edhe rënie të temperaturave ndërsa përmendi faktin se një stuhi tjetër do godasë vendin në javët në vijim pasi nëntori do jetë i lagësht sa i përket reshjeve.

Termometri do të regjistrojë jo më shumë se 20 gradë. Do të ketë një rritje të lehtë e diela dhe rritje gjatë javës. Por mund të them që pjesa tjetër e muajt nëntor do të jetë shumë i lagësht sa i përket reshjeve dhe një tjetër stuhi do të godasë vendin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.