Milan, përmbys gjithçka dhe afrohen drejt titullit
Milani ka regjistruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në garën për titull, teksa ka mundur Veronën me rezultatin 1-3.
Vendasit gjetën të parët avantazhin, por 2 gola nga kombinimi Leao-Tonali dhe më pas një supergol i Florenzit përmbysën gjithçka. Kuqezinjtë ngjiten kështu përsëri në krye të renditjes me 2 pikë avantazh nga Interi dy ndeshje nga fundi i kampionatit.
tjetër jo edhe aq të vogël të ndeshjeve direkte me zikaltërit sa i përket bilancit të këtij sezoni. Kjo do të thotë se në teori, Milanit i lejohet edhe një gabim në ndeshjet e mbetura, më saktësisht një barazim. Kështu, edhe me 4 pikë në këto dy ndeshje, Milani mund të shpallet kampion, pasi nëse Interi i fiton të dyja dhe skuadrat e mbyllin me pikë të barabarta, kuqezinjtë do të triumfonin.
KALENDARI
Java 37
Milan-Atalanta
Kaljari-Inter
Java 38
Inter-Sampdoria
Sasuolo-Milan

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



