Milan sot dita për të kapur kreun e kampionatit
Milan ka sot mundësinë më të artë për të parakaluar Interin në krye të renditjes. Në ora 12:00, kuqezinjtë presin Sampdorian, ekipi që nuk po shkëlqen si herët e tjera dhe që po lufton për të mos rënë nga kategoria këtë sezon.
Milani po demonstron është më i fortë se kurrë, pasi një javë më parë mposhti Interin, ndërsa në mes javë tregoi fuqinë duke mundur Lazion për kupën e Italisë.
Nëse Milan fiton ndaj dorianëve atëherë do të ngjitej në vendin e parë me 55 pikë, duke lënë Interin në vendin e dytë me 54 pikë.
Në sulm, Pioli do t’i besojë ende Giroud-it, i cili duket se po përjeton një super formë, e ku është e pamundur të mos përfitohet.Rafael Leao e Brahim Diaz janë dy sulmuesit e tjerë për të cilin Milani mund të bazohet edhe në këtë ndeshje që konsiderohet si një shans i artë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



