E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Milani nxjerr në merkato dyshen e sulmit
Publik News

Milani nxjerr në merkato dyshen e sulmit

Janar 2020: revolucioni ka dështuar. Tashmë pak dyshime, të dy, si Piatek ashtu edhe Paqueta, pas 12 muajve si kuqezinj dhe një investimi monstruoz prej 70 milionë eurosh në total, janë kthyer në merkato. Sigurisht, në dalje…

“Pyka” polake mbërriti nga Genoa për të zëvendësuar Higuainin (shkoi te Chelsea). E nis në mënyrë të jashtëzakonshme: dygolësh në Kupën e Italisë kundër Napolit dhe 6 gola në 8 ndeshjet pasardhëse në Serinë A.

Më pas, diçka nuk shkoi si më parë. Deri në fund të sezonit, shënoi vetëm 3 gola në 11 ndeshje.

Me fillimin e sezonit tëri, Milani shpresoi në ringjalljen e Piatek, por kura “Giampaolo” nuk funksionoi (realizoi vetëm 2 gola me 11-metërsh nën drejtimin e ish-trajnerit të Sampdorias).

Nuk po funksionon as me Piolin (ka shënuar një 11-metërsh dhe një gol me aksion). Shumë pak për një “Bomber”.

“Djalli” ka vendosur t’ia besojë sulmin Zlatanit e për rrjedhojë, Piatek është shumë pranë largimit si pjesë e një projekti të dështuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.