Milani rikthehet në Champions.
Milani rikthehet në Ligën e Kampioneve pas 7 viteve mungesë. Pritjes së tifozëve kuqezinj për të parë skuadrën e tyre në kompeticionin ku ka bërë histori i ka ardhur fundi. “Djalli” ka mposhtur 0-2 Atalantën ditën e sotme, falë një dopiete të Kesi në minutat 41 dhe 92 me penallti. Milani e mbyll kështu kampionatin në vendin e dytë. Kualifikimin në Ligën e Kampioneve e ka arritur edhe Juventusi, që ka triumfuar ndaj Bolonjës në transfertë me rezultatin 1-4.
Bardhezinjtë kanë përfituar nga ndalesa e Napolit, për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në Champions, në vendin e tretë. Ndërkohë Napoli mbetet jashtë, pasi barazoi në shtëpi me Helas Veronën, duke shkuar në kuotën e 77 pikëve, 1 më pak se Juvja dhe Atalanta që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt. Lacio dhe Napoli luajnë në Europa Ligë për sezonin tjetër, ndërsa Sasuolo në Konferencë Ligë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



