E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miliarderi ndërton në SHBA një perandori me emrin Chobani!
Lajme

Miliarderi ndërton në SHBA një perandori me emrin Chobani!

Nëse fitoj unë, fitojnë edhe punonjësit e mi. Fitimi im është edhe i tyre, kurse fati i tyre është edhe i imi”, thotë Hamdi Ulukaya, një bari i varfër kurd i lindur në Turqi që emigroi në SHBA, kurse tani është pronar i brendit “Chobani” që vlerësohet se kap shumën e pesë miliardë dollarëve.

Hamdi Ulukaya është yll në SHBA, jo për faktin se i ka të gjitha por që i ka fituar të gjitha me djersë dhe i vetëm, dhe që ka ndërruar rregullat e kapitalizmi duke dëshmuar se metodat e tij janë me efikase.

Do të ishte e gabueshme të thuhet se Hamdi Ulukaya nuk beson në fuqinë e biznesit, në Amerikën dhe ëndrrën amerikane – ai në fakt po i ndjenë – por rregullat me të cilat ai luan janë shumë më ndryshe nga ato që funksionojnë në vende te tjera.

Ulukaya i njohur si “mbreti i jogurtit” ka lindur më 26 tetor të vitit 1972 në Anadoli të Turqisë, ku prindërit e tij mbanin shumë dele dhe kështu edhe i lindi ideja ta “pagëzojë” jogurtin me emrin “Choban”. U rrit në një familje kurde, me dele duke bërë djathë, ajkë dhe jogurt, por jogurtin që sot e bën është më i njohuri në botë e pagëzoi me emrin “Chobani”, që sot vlen pesë miliardë dollarë.

Edhe pse i ati e dërgoi për studime në Ankara, Hamdi më vonë pranoi para gazetarit të CNN, se nuk ka mundur të durojë padrejtesite që i bëheshin ne vendin e vet dhe kështu në vitin 1994 mori rrugën për në SHBA, me tre mijë dollarët që i kishte në xhep.

I etur për të mësuar gjuhën, çdo ditë kalonte orë të tëra duke ushtruar me qëllim që të mund të fillojë biznesin që e kishte ëndërruar gjithmonë ta ketë, kështu në vitin 2005 i erdhi shansi kur pa shpalljen se po shitej një fabrikë e vjetër që prodhonte jogura. Vlen të theksohet se këtë shpallje e kishte parë në një gazetë të hedhur në kontejnerin e mbeturinave.

Aty e kuptoi se duhet të reagojë dhe menjëherë i telefonoi babait: “Për amerikanët jogurti është embelsire e mbushur me sheqer dhe fruta, ka ardhur koha ta shijojnë jogurtin e vërtetë, atë që ne e bëjmë

Atë e këshilloi babai me pak fjalë:”Merr kredi, dhe pjesën tjetër e di se çfarë duhet të bësh”. Kurse Hamdi pa u menduar iu përgjigj: “Unë jam bari, pse mos ta emëroj kompaninë “Chobani”, gjë që do t’i tingëllojë si diçka ekzotike amerikanëve”.

E duke qene se nuk kishte para për marketing, filloi ta paketojë jogurtin në ambalazh të vogël (që sot e përdorin edhe prodhuesit e tjerë), kurse e reklamonte duke ua dhënë “influencuesve” të rrjeteve sociale, që ua dërgonte në shtëpi dhe i luste ta shijojnë pa ndonje perfitim. Në paketime kishte shtypur edhe numrin e telefonit, kurse amerikanët në kontaktin e parë u dashuruan me jogurtin e tij.

“Jam kurd i rritur në malet e Turqisë. Në shoqërinë tonë nuk kishte rëndësi sa dele  ke, por çfarë njeriu je. Një atmosferë e tillë mbizotëron edhe në fabrikat tona, sapo futeni brenda e ndjeni shpirtin bashkëpunues”, ka thënë ky biznesmen.

Kujtojmë që “Chobani” është shpallur si një nga 10 kompanitë më inovative në botë. Rreth 30 për qind të punonjësve janë refugjatë dhe emigrantë që kanë përparësi kur vjen fjala të punësimi. Tre vite më parë Hmadi kishte deklaruar se 10 për qindëshin e kompanisë së tij, që vlen të paktën pesë miliardë dollarë, ua jep punëtorëve që asokohe ishin rreth dy mijë.

“Nuk është kurrfarë dhuratë, unë thjesht ua jap atë çfarë është e tyre, ata i kanë fituar ato”, ka shpjeguar ai.

Ai madje është kundër titujve si drejtor, lider apo drejtor ekzekutiv, duke thyer kështu të gjitha rregullat e biznesit nëpër botë. Ideja e tij është shumë e thjeshtë dhe revolucionare dhe bazohet  mbi të gjitha në falënderim. “Në çdo vend të punës, punëtorët duhet të jenë në rend të parë, pasi  pa punëtorë nuk ka edhe punë e as para. Dyert e mia janë në çdo moment të hapura për punëtorët dhe blerësit, sepse ndryshimet ndodhin vetëm nëse dëgjojmë të tjerët”, ka shtuar ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.