E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miliona euro borxhe, ‘Presidenti’ i Çamërisë mashtroi shumë  biznesmenë
Lajme

Miliona euro borxhe, ‘Presidenti’ i Çamërisë mashtroi shumë biznesmenë

I ashtëquajturi Presidenti i Çamërisë, u varros sot në vendlindjen e tij në Vlorë, pasi humbi jetën gjatë një ekzekutimi me armë në Hollandë disa ditë më parë.

Jehona e vrasjes së tij vazhdon të jetë e fresket në median e shtetit hollandez, ku i kanë kushtuar një artikull të gjatë dëshmive që vijnë nga ‘viktimat’ e tij, që kishin rënë pre e mashtrimit.

Lato akuzohet se ka mashtruar me dhjetëra biznesmenë.

Ky është edhe një nga dyshimet që lidhet me vrasjen e tij.

Një person me profesion noter ka treguar për mediat holandeze se si funksiononte skema e mashtrimit të Latos

Lato i vetëshpallur si president i Çamërisë, deklaronte se funksiononte si qeveri në mërgim i kësaj republike.

Nën maskën e luftës për një Çamëri të pavarur, Lato iu afrua dhjetëra sipërmarrësve në Holandë.

Njëri prej tyre ishte “Vincent”. Pjesërisht për shkak të ‘qëllimeve të mira’ të Latos, “Vincent” – i cili për shkak të frikës së hakmarrjes nuk dëshiron të tregojë emrin e tij të vërtetë -thotë se i dha ‘një shumë me pesë zero’ Latos, i cili i kishte bërë disa premtime.

“Ne shkuam në një takim ku tha se republika ishte themeluar dhe kjo ishte mjaft zyrtare, me diplomatë e njerëz me status” tha ai.

Një tjetër ish-punonjës i Latos konfirmoi se “Vincent” ishte vetëm një nga shumë viktimat e mashtrimit. Ai thuhet se ka pasur ‘të paktën shtatë milionë euro’ thotë një tjetër ish-punonjës, ndërsa në prill të këtij viti falimentoi.

Sipas ‘Vincent’ vitin e kaluar Lato ishte duke u ndjekur nga policia. Hetimi kishte nisur pas denoncimit të personave që Lato kishte mashtruar.

Por një zëdhënës i policisë nuk pranon të komentojë.

Një tjetër e cilëson si një “figurë mafioze”.

“Ai gjithmonë kishte mijëra euro të gatshme”.

Lato kishte në shtëpi një grup shqiptarësh të fortë rreth tij.

“Dhe gjatë udhëtimeve ne ishim të shoqëruar nga truproja private të armatosura, qëndronim në hotele luksoze dhe lëviznim në Mercedes të blinduar”, thotë një holandez që ka punuar për të.

Ish-punonjësit thonë se Lato nganjëherë mbante një armë me vete dhe se ai dikur e kishte kërcënuar një prej kërcënuesve të tij me të.

Për vite të tëra, “luftëtari i lirisë” Lato arriti të mbajë lart paraqitjet, thonë ish-punonjësit. ‘Ai u bashkua me organizatat ndërkombëtare, organizoi konferenca dhe shkoi në Parlamentin Europian në Bruksel dhe Pallatin e Paqes në Hagë. Lato bënte shpesh foto para flamujve të vendeve evropiane dhe me personalitete”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.