Mimi Kodheli ne foton e lamtumires nga zyra
Ministrja e re e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka mori sot detyrën pas ceremonisë së betimit të ministrave të kabinetit të ri qeveritar.
Znj. Olta Xhaçka bëri betimin në Presidencë bashkë me kryeministrin, z. Edi Rama dhe pjesën tjetër të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka mori detyrën, të cilën ia dorëzoi parardhësja e saj, znj. Mimi Kodheli.
Znj. Olta Xhaçka është e dyta grua që zgjidhet ministre e Mbrojtjes, pas znj. Mimi Kodheli, e cila drejtoi për katër vite me radhë këtë dikaster të rëndësishëm të shtetit shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



