Mimoza Ahmeti shpallet fituese e “Ferma VIP 3”!
TIRANË – Poetja e njohur Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të spektaklit të popullarizuar “Ferma VIP”. E përfshirë në këtë rrugëtim të vështirë që nga dita e parë, Moza arriti të fitojë zemrat e publikut shqiptar përmes origjinalitetit të saj, duke u shpallur konkurrentja më e votuar e këtij sezoni.
Në finalen e madhe, ajo u përball në podin e fundit me Ilirin. Pas numërimit të votave të publikut, Moza rrëmbeu çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.
Fjalët e para të fitueses
Mes emocionesh të mëdha, menjëherë pas shpalljes së fitores, Mimoza Ahmeti u shpreh:
“Falenderoj produksionin, por pa publikun nuk do isha këtu. Nga ana tjetër, bashkëjetova për disa muaj dhe pa raportet e gjithësecilëve nuk do kisha bërë ato zbulime që bëra”.
Renditja finale e pesëshes së madhe:
Gara e këtij edicioni ishte e fortë deri në sekondat e fundit. Pas një rrugëtimi të gjatë plot sfida, kjo është renditja zyrtare e finalistëve:
Vendi i 1-rë: Mimoza Ahmeti (Fituese)
Vendi i 2-të: Iliri
Vendi i 3-të: Visi
Vendi i 4-të: Soni
Vendi i 5-të: Bujaka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



