E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Minatorët në protestë, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre
Publik News

Minatorët në protestë, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar Bulqizës protestoi sot para Ministrisë së Financave, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Në një postim në faqen e tyre në Facebook, ata parashtruan kërkesat e tyre si më poshtë: Rritje page Rishikim norme Pagesë për vjetërsi dhe vështirësi në punë Dëmshpërblim për aksidentet në punë Ndalje e presioneve ndaj punëtorëve Rikthimin në punë i sindikalistëve të pushuar në mënyrë të paligjshme Njohjen e statusit të minatorit Minatorët shprehen se shteti ka mbajtur anën e kompanisë Albchrome në përplasjen mes tyre.

Prej 22 nëntorit mes minatorëve dhe kompanisë Albchrome ka patur përplasje. Ato nisën pas krijimit të SMBB dhe largimit nga puna të 4 themeluesve të saj. Sindikata e re është konfliktuar edhe me sindikatat ekzistuese, të cilat pretendojnë se kushtet dhe pagat në miniera janë përmirësuar. Kompania ka hedhur poshtë pretendimet e SMBB, ndërsa sindikatat e vjetra kanë vënë në dyshim synimet dhe mënyrat se si po vepron sindikata e re.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.