Minatorët përplasen me policinë: Duam të futemi në Kuvend të takojmë përfaqësuesit tanë

Minatorët, të cilit po protestonin përpara parlamentit për të drejtat e mohuara, janë përplasur me policinë pasi kërkonin të takonin drejtuesit dhe përgjegjësit, të cilët kanë në dorë zgjidhjen e kërkesave të tyre.

Një nga protestuesit është shprehur se: “Nuk jam këtu për të bërë luftë, por të kërkoj të drejtat e mia që më takojnë, dua të takohem me përfaqësuesin tim që është bërë deputet me votat tona.”

Kujtojmë se kjo është protesta e radhës e minatorëve, të cilët kanë kërkuar kushte ekonomike dhe statusin e minatorit.

Ata kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe.

“Minatorët duan status, duan kushte ekonomike, ju i keni lënë e mjerim dhe ne po vuajmë sot. Secili prej nesh ka tre palë ilaçe. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.

Ndërkohë, një tjetër prej pjesëmarrësve në protestë i ka bërë thirrje Kuvendit të votojnë statusin e veçantë, ndërsa është shprehur “nëse nuk e bëni, ju vraftë gjaku i rënë i minatorëve”.

Publikuar nga Publik Media