Ministrat e rinj i delegojnë tenderët dhe koncesionet nga frika e SPAK
Ogerta Manastirliu sapo u trabsferua te Ministria e Arsimit i delegoi kompetencat për tenderët te Sekretari i Përgjithshëm. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe dy ministrat e rinj, Igli Hasani dhe Albana Koçiu.
Hetimet që kanë nisur ndaj Ilir Beqajt dhe po ashtu nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH dhe menjëherë ka vendosur të delegojë kompetencat te Sekretari i Përgjithshëm në detyrë, Mejvis Kola. Madje ajo jo vetëm që nuk pranon të merret me tenderët, por edhe koncesionet i ka kaluar te sekretari.
“Urdhëroj delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mejvis Kola, drejtor i përgjithshëm i ngarkuar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm: delegimin e kompetencave të titullarit të autoritetit kontraktor, për të gjitha procedurat e prokurimeve publike me fonde buxhetore dhe të huaja për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; delegimin e kompetencave të titullarit të autoritetit kontraktor për procedurat e koncesioneve dhe partneritetin publik privat me fonde buxhetore për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thuhet në urdhër.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Edhe ai i ka deleguar kompetencat për tenderët te Sekretari i Përgjithshëm.
“Urdhëroj: 1. Delegimin e kompetencës së titullarit të autoritetit kontraktor, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të gjitha procedurat e Prokurimeve Publike me fonde
buxhetore të institucionit. 2. Për nënshkrimin e autorizimeve për dërgimin me shërbim të punonjësve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, jashtë qendrës së punës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në largësi mbi 100 km si dhe jashtë vendit. 3. Nënshkrimin e kontratave administrative, në
përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në urdhrin e nënshkruar prej tij. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ministrja e Bujqësisë dhe emrat e tjerë.

SPAK ka ndërmarrë një numër të madh hetimesh për aferat me tenderët dhe duket se i ka trembur ministrat e rinj që kanë hequr nga përgjegjësia tenderët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



