Ministri Balla i prerë pas procedimit penal për dy efektivët e policisë që fshehën ngjarjen : Veshi i shurdhër dhe syri qorr, janë rreshtim i policisë kundër shtetit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pasi procedimit penal të dy efektivëve që fshehën ngjarjen për 3-vjeçares që iu thye këmba nga dhuna e ushtruar nga edukatorja, Majlinda Dehima, në kopshtin privat “Stinët”.

Balla shprehet se veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër shtetit.
“Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e vajzës tre vjeçare në një kopësht privat në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për “Shpërdorim detyre“, ka shkruar ministri Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



