Ministri Balla takohet me efektivët e Gardës pas incidentit që shkaktoi shoferi i Lindita Nikollës: Ky fenomen s’duhet të ndodhë kurrë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u takua me efektivët e Gardës së Republikës pas incidentit të së dielës, ku shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolla, ka dhunuar anëtarë të familjes Kaçi në Hamallaj dhe ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër.
Balla u shpreh se nuk do të lejojë që këto ngjarje të ndodhin më kurrë dhe se do të ketë veprime të menjëhershme në rastet kur efektivët shkelin normat etike. Ministri gjithashtu premtoi të garantojë një trajtim financiar sa më të mirë për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



