E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Çuçi:Policia nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugë, as parandalon dot një sherr në 1 të natës
Publik News

Ministri Çuçi:Policia nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugë, as parandalon dot një sherr në 1 të natës

Ministri Çuçi: Kemi plan të qartë, gjoba pa parë nëse është çuni i këtij deputeti apo i… Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thotë se Policia e Shtetit nuk mund të ndjekë çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit që të shmangë aksidentet apo pasojat fatale

Duke iu referuar edhe masakrës së ndodhur në Velipojë, ministri tha gjithashtu se edhe një sherr mes fqinjve nuk mund të parandalohet nga policia.

“Policia e Shtetit përtej të metave e dobësive të saj e përtej përmirësimeve që duhet e do të bëhen, as nuk ndjek cdo makinë që lëviz në rrugët e vendit e as nuk mund të parandalojë një sherr në 1 të natës midis dy fqinjve”, u shpreh Çuçi në konferencën për mediat.

Ministri i Brendshëm, përjashtoi përgjegjësinë e policisë së shtetit në rregullimin dhe funksionimin e administrimit të plazheve duke theksuar se uniformat blu nuk bëjnë ‘ndarje parcela plazhesh’.

“Jo më pak skandaloze ka qenë dhe gjendja e marrjes në administrim të plazheve.
Tanimë ka rregull e procedurë transparente në ndarjen e tyre përmes shërbimit nga e Albania.

Policia nuk ndan parcela plazhesh për administrim, por zbaton ligjin për mosprekjen e hapësirave për plazhe publike, të cilat janë rikthyer njësoj si dhe mbrojtja policore ndaj ndërtimeve pa leje pas dekadash xhungëlzimi në zonat bregdetare“, tha Çuçi.

Referuar reformës që pritet të ndodhë në Policinë e Shtetit edhe për kontrollin e territorit me dronë, ministri tha se gjobat do gjenerohen në mënyrë automatike, duke shmangur kështu edhe rastet abuzive kur shoferët mund të korruptojnë policët për shkak të emrit apo pozitës.

“Do gjenerojnë gjoba duke lexuar target e makinave pa ndaluar dhe pa parë nëse jam çuni i këtij deputeti apo i filanit”, theksoi ministri.

“Kudo ka aksidente me vdekje. Pse në verë? Kjo është e kuptueshme pasi rritet qarkullimi për shkak të ardhjes së turistëve në vendin tonë. Nëse qarkullonin 1000 makina në dimër, në verë shkon 5000 makina. Nuk janë statistikat e mia por të shtetit shqiptar, janë publikuar që më parë. Jua tregova statistikat ndër vite. Nuk parandalohet me polic pas çdo makine. Do teknologji. Ne kemi një plan shumë të qartë për kontrollin e territorit qoftë me kamera që monitorojnë 24 orë dhe në mënyrë automatike do gjenerojnë gjoba duke lexuar target e makinave pa ndaluar dhe pa parë nëse jam çuni i këtij deputeti apo i filanit” – tha Çuçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.