Ministri Ervin Hoxha shkund kupolën e policisë, sot priten ndryshime në të gjitha nivelet
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve dhe ish- drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve.

Takimi do të mbahet sot në orën 10:00, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e mbledhjes, por pritet të diskutohen prioritetet e reja në Policinë e Shtetit.
Policia e Shtetit pritet të përballet me ndryshime të forta sot në kupolën drejtuese të saj. Ndonëse ka vendosur të mbajë një profil të ulët, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka ardhur me një plan të ri, me qëllim stabilitetin e rendit në vend.
Mësohet se ai do të mbledhur në një takim kupolën e policisë, ku do të jepen direktiva dhe udhëzime, teksa do të bëhet dhe një bilanc i punës aktuale. Takimi do të nisë në orën 10.00 pritet të shoqërohet edhe me ndryshime të shumta.
Sipas burimeve, pritet të ketë lëvizje në nivel drejtorësh në shumë qarqe, ku disa do të ndryshojnë postet dhe disa do të largohen. Po ashtu priten lëvizje dhe në komisariate dhe në strukturat e tjera në varësi të Ministrisë së Brendshme. Nuk përjashtohen ndryshime dhe në vetë departamentet e kësaj ministrie.
Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, do të hapet gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit.
Deri tani janë paraqitur të paktën 10 kandidatura për këtë pozicion dhe drejtursi i ri pritet të zgjidhet me konkurs.
Ministria e Brendshme do të ftojë të gjithë personat që përmbushin kriteret për të aplikuar për këtë pozicion.
Rrumbullaku ka dhënë dje dorëheqjen, por nuk ka konfirmim zyrtar. Detyrën deri në zgjedhjen e emrit të ri e ka marrë Sokol Bizhga. Pritet që largimi i tij të njoftohet nesër.
Vendi po përballet me një rritje të vrasjeve dhe prej shumë kohësh nuk ka pasur ndryshime në radhët e policisë. Madje shumë efektivë dhe madje drejtues janë përfshirë në skandale duke dhunuar qytetarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



