Në Shqipëri ndodhet ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou, i cili sipas informacioneve do të takohet me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.
Media e njohur greke Protothema.gr raporton se takimi do të zhvillohet në mesditë në burgun e Durrësit, ku ndodhet i burgosur prej gjashtë muajsh.
Vizita bëhet në funksion të seancës gjyqësore, e cila do të mbahet ditën e nesërme, për t’i shprehur edhe një herë mbështetjen ndaj tij.