E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Brendshëm i përgjigjet Bashës: Ke në biografi Lazaratin. Je zhytur…
Politikë

Ministri i Brendshëm i përgjigjet Bashës: Ke në biografi Lazaratin. Je zhytur…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për akuzat se ky ka qenë viti i kultivimit rekord të kanabistit.

Por Lleshaj në një mesazh në Twitter shkruan se Basha ka në biografinë e tij Lazaratin dhe nuk meriton asnjë keqardhje.

“Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit!

 

Ky individ, që në biografinë e tij ka edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje, por keqardhja për ata që ende e ndjekin pas, rritet dita-ditës. Ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe kthim mbrapa nuk ka më!👍”, shkruan Lleshaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.