Ministri i Brendshëm përshëndet operacionet antidrogë: Presim më shumë goditje si këto
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka shprehur kënaqësinë e tij për operacionet e suksesshme kundër kultivimit të bimëve narkotike në disa zona të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka përshëndetur Policinë e Shtetit për goditjet e mbrëmshme në Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Lezhë dhe Krujë, ku janë asgjësuar në total 6,210 bimë narkotike.
Operacioni “Territor i pastër” ka sjellë sukses në asgjësimin e këtyre bimëve në disa zona të vendit. Në Krujë, 875 bimë narkotike cannabis sativa u asgjësuan përmes djegies, ndërsa në qarkun e Shkodrës, 3,491 bimë u asgjësuan në fshatrat Pult, Theth, Rrapsh, Shllak dhe Temal.
Ministri Balla ka shprehur pritshmëri për më shumë operacione të tilla dhe goditje të suksesshme në të ardhmen. Operacionet e këtilla janë pjesë e përpjekjeve të autoriteteve për luftimin e trafikut të drogës dhe kultivimit të bimëve narkotike në vend, duke synuar të ndikojnë në reduktimin e këtij fenomeni kriminal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



