E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Drejtësisë njofton “peshqit” e rënë në rrjetën e Njësisë Anti-korrupsion: Raste tipike ku shteti zhvatet nga pronësia
Lajme

Ministri i Drejtësisë njofton “peshqit” e rënë në rrjetën e Njësisë Anti-korrupsion: Raste tipike ku shteti zhvatet nga pronësia

“Lagalizuan kopshtin publik në Durrës dhe tjetërsuan 1000 m2 në Tiranë”

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, përmes një prononcimi për media bëri publike dy raste të shkeljeve administrative në Kadastra të evidentuara nga Njësia Anti-korrupsion në dikasterin që ai drejton.

Manja njoftoi se ka bërë denoncimin në prokurori për 6 punonjës të Drejtorisë së Zonave Turistike dhe ASHK-së në Durrës, të cilët kanë legalizuar një objekt privat brenda një kopshti publik në Ishëm.

Gjithashtu Manja denoncoi dhe rastin e tjetërsimit të 1000 m2 tokë në Tiranë dhe një sipërfaqeje prej 140 m2, ku një nënpunëse e Kadastrës, përmes veprimeve të saj i ka kaluar nga pronësia shtetërore në pronësinë e privatit.

“Legalizimi është kryer në mënyrë abuzive. Pasi ligji parashikon përjashtimin nga legalizimi në objekte shtetërore.

Për këtë vepër penale kemi vendosur të çojmë në prokurori 6 persona, mes të cilëve ish-punonjës dhe punonjës aktualë të Drejtorisë së Zonave Turistike dhe ASHK-së në të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

Rasti i dytë ka të bëjë me regjistrimin e një prone pa kërkesë dhe pa dokumentacion në Tiranë. Është rasti tipik si shteti zhvishet nga pronësia nga punonjës të Kadastrës. Në kartelën manuale të pasurisë prona rezulton shtet, ndërsa në sistem prona rezulton në emër të një qytetari pa asnjë dokument përkatës. Dhe më flagrante është se qytetari nuk ka bërë kërkesë për regjistrimin e kësaj prone. Absurdi ka vazhduar deri aty sa nënpunësja e Kadastrës ka kryer veprime pa aplikime në sistem për shërbime qytetare. Në listën e trojeve kjo pasuri figuron me tre cilësi të ndryshme. Herën e parë figuron në emrin e një qytetar, emrin e dytë figuron në emër të shtetit dhe herën e tretë në emër të një tjetër qytetari.

Në total janë kryer veprime për tjetërsimin e 1000 metrave katrorë tokë dhe 140 metër objekt. Të gjitha këto veprime janë kryer nga një person i vetëm që ndan punën mes specialistëve. Është i njëjti person që ka bërë edhe specialistin edhe drejtorin për të tjetërsuar punën. Për rastin e njësisë administrative Ishëm ka të bëjë me faktin se është në zonë bregdetare dhe objekti publik kopsht që i ka kaluar privatit ndodhet në bregdet.

Ne kemi kërkuar marrjen e masave konkrete nga drejtuesit e këtyre agjensive”, tha Manja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.