E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Jashtëm i Kinës viziton Korenë e Veriut pas takimit historik
Bota

Ministri i Jashtëm i Kinës viziton Korenë e Veriut pas takimit historik

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi do të vizitojë Korenë e Veriut këtë javë, pas takimi historik ndërmjet Veriut dhe Jugut të premten që kaloi.

Udhëtimi i tij vjen në mes të një stuhie aktiviteti diplomatik që pasoi ditën historike për gadishullin.

Kina është e vetmja aleate ekonomike e Koresë së Veriut, por kjo do të jetë vizita më e nivelit më të lartë atje këto vite.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un pritet të takojë Presidentin e SHBA Donald Trump javët e ardhshme.

Koreja e Jugut ka folur tashmë me liderët e SHBA dhe Japonisë.

Sipas Pekinit, vizita e kryediplomatit të mërkurën dhe të enjten bërë me ftesë të qeverisë së Phenianit.

Në mars, z. Kim bëri një vizitë të papritur në Pekin për të takuar presidentin kinez Xi Jinpin, i pari takim ndërkombëtar i tij që nga dita e marrjes së detyrës, që nënvizoi rëndësInë e marrëdhënieve të tij me Kinën.

Të premten, lideri i Koresë së Veriut dhe ai i Koresë së Jugut, zhvilluan një takim historik për të mbyllur të gjitha aktet armiqësore kundër njeri tjetrit dhe për të punuar për çarmatimin bërthamor të gadishullit kore

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.