E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Merkelit apel të fortë para protestës: Qeveria të dëshmojë se …
Bota

Ministri i Merkelit apel të fortë para protestës: Qeveria të dëshmojë se …

“Nëse doni të hapni negociatat me BE stop blerjes së votave në zgjedhjet lokale: qeveria e partia e saj ta dëshmojë këtë ndaj opozitës”.

Ky eshte mesazhi qe jep Christian Schmidt, Raporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman një ditë para protestës së opozitës.

Sipas tij, “qeveria të merret me kapobandat e jo me peshqit e vegjël. Ajo të respektojë parlamentin dhe pavarësinë e gjyqësorit”.

Kujtojme se Christian Schmidt eshte minister në qeverinë e Angela Merkelit dhe vizitoi Shqipërine në nentor 2016. Ai ishte i pari politikan europian që denoncoi publikisht atëhere në median gjermane problemin e kanabisit. Nderkohe qe nje muaj me pare Schmidt u zgjodh raporter për Shqipërinë nga grupi parlamentar, funksion që ishte mbajtur Thorsten Frei.

 

Deklarata e plote

Rruga drejt anëtarësisë në BE eshtë plot sfida. Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e e pavarësinë e gjyqësorit.

Rruga e nisnur me vetingun po jep frutet e para. Por duhet avancuar në menyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë. Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës Kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm “peshqit e vegjël”.

Matës për hapat e mëtejshëm drejt BE do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve.
Unë i uroj sukses të gjitha forcave të angazhuara për një Shqipërinë në BE

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.